Trump: Sa herë që më inkriminojnë aq më shumë rritem në sondazhe

Sa herë që ngrenë aktakuzë, aq më shumë rritem në sondazhe, deklaroi Donald Trump në Alabama, në mitingun e tij të parë pasi u padit për përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 në SHBA.

Joe Biden është një “i paaftë që nuk duhet lejuar të jetë president”, tha ish-presidenti amerikan.

“ Viti 2024 është beteja përfundimtare: na duhet një tjetër aktakuzë” për të fituar zgjedhjet”, shtoi ai.