Shpëtoi prej policisë gjatë operacionit antidrogë, i arratisuri kapet disa minuta më vonë

Kapet drejtuesi i Benz-it që i iku policisë gjatë operacionit dhe madje rrezikoi jetën e efektivëve. Policia ka arritur ta kapë pas disa minutash, disa metra larg vendit të ngjarjes, shkruan Balkanweb.

Operacioni u zhvilluar nga policia pranë Shkollës së Bashkuar në Tiranë. Makina luksoze me xhama të zinj ndalohet nga Forcat Speciale, të cilët i kërkojnë të hapin derën, por shoferi i jep gaz mjetit dhe largohet me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e tyre.