Shqipëri, 12 të vdekur dhe 698 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 të vdekur dhe 698 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Fokusi.info.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 116.821, prej të cilëve numri i të vdekurve në 2.030.

Në orët e fundit janë shëruar 690 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 79.821 dhe raste aktive aktualisht janë 34.970.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.463 testime, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 507.956 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Në Shqipëri ka filluar edhe vaksinimi i mësuesve me vaksinat AstraZeneca, të siguruara nga financimi i Qeverisë së Shqipërisë nëpërmjet mekanizmit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Sipas ministrisë, deri tani kanë mbërritur në Shqipëri 71.160 doza të vaksinave Pfizer dhe AstraZeneca, ndërkohë që nga fillimi i procesit të vaksinimit në janar janë kryer mbi 24 mijë vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.