Shqipëri, dy viktima dhe 74 raste të reja me koronavirus

Autoritetet shëndetësore në Shqipëri njoftojnë se brenda 24 orëve prej 409 testimeve të realizuara janë konfirmuar 74 raste të reja me koronavirus, ndërkohë që janë shënuar edhe dy viktima. Në 24 orët e fundit janë shëruar 42 pacientë.

Rastet e reja janë regjistruar në Tiranë 37, 10 raste në Durrës, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Korçë, Kavajë, nga 2 raste në Fier, Lushnje, Mirditë, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Pukë, Berat, Kamëz, Gjirokastës, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe.

Viktimat janë një paciente 45-vjeçare nga Berati dhe një 82 vjeçar nga Kruja, të dy me disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë realizuar gjithsej 29669 testime për koronavirus, me çka janë konfirmuar 3038 raste pozitive me Covid-19, prej të cilëve 1744 janë shëruar, kurse 81 raste kanë përfunduar me fatalitet. Për momentin në Shqipëri ka 1213 raste aktive me Covid-19.