Shqipëria blen dronët “‘Bayraktar” nga Turqia

Qeveria shqiptare ka firmosur marrëveshjen me Turqinë për blerjen e flotës së dronëve Bayraktar.

“Firmosja e marrëveshjes për blerjen e flotës së dronëve Bayraktar, teknologjia më e lartë e fluturimeve për misione ushtarake, policore dhe civile, në funksion të sigurisë kombëtare, të luftës kundër krimit e kultivimit të paligjshëm të hashashit, të emergjencave civile, mbrojtjes së territorit dhe mbledhjes së informacioneve gjeohapësinore “, shkruan Rama.

Gjatë konferencës së firmosjes së mrrëveshjes Rama ka falënderuar Turqinë për dronët ndërsa theksoi se dy vendet janë në anën e duhur dhe e cilësoi këtë ditë shumë të mirë për dy vendet dhe Forcat e Armatosura./Fokusi.info/