Agim Veliu nuk ia dorëzon detyrën Xhelal Sveçlës, e dërgon shefin e kabinetit ta bëjë këtë

Bajram Gecaj, ish-shef i kabinetit të ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu i ka dorëzuar detyrën ministrit të ri të MPB-së, Xhelal Sveçla.

Sveçla ka pranuar detyrën derisa është njoftuar me sfidat e mëdha në fushën e sigurisë derisa u zotua se do të punojë ngushtë me të gjithë në adresimin e tyre dhe në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Duhet përkujtuar që edhe në qeverisjen e shkurt të Qeverisë Kurti I, Sveçla pati po të njëjtin post, drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Pas kësaj në këtë ministri u emërua Agim Veliu, i cili siç duket nuk deshi që sot t’ia dorëzojë detyrën Sveçlës.