Flet Limaj pas takimit me Lëvizjen për Bashkim

Kryetari i Nismes, Fatmir Limaj është takuar mbrëmjen e sotme me Valon Muratin, kryetar i Lëvizjes për Bashkim.

Limaj pas takimit ka thënë se ky takim ishte mes miqsh të vjetër dhe se aty u diskutuan mundësitë për bashkëpunim.

“Bëmë një analizë te ngjarjeve. Ne mendojmë se kemi mjaft hapësirë për bashkëpunim, ndërsa sa u përket koalicioneve, do ta shohim në vazhdim”, tha Limaj para medieve.