Shqipëria me ecuri fantastike si mysafire, gjashtë ndeshje pa humbje

Kombëtarja e Shqipërisë është pa humbje në gjashtë udhëtimet e saja, ku së fundmi fitoi 2-0 ndaj San Marinos.

Eduardo Reja po kalon me sukses periudhën e kualifikimeve në Kupën e Botës “Katari 2022”, duke u renditur e treta në grupin I.

Dy fitore dhe një humbje, kështu luajti Shqipëria në ndeshjet e saj kualifikuese për Kupën e Botës, madje, në gjashtë ndeshjet e fundit ‘Kuq e Zinjtë’, nuk kanë asnjë humbje.

Ndeshja e fundit kur Shqipëria humbi si mysafire ishte pikërisht në 2019-tën, në ndeshjen ndaj Turqisë, të cilën e humbi me rezultat 1-0.

Nga atëherë, Moldova, Bjellorusia, Kazakistani, Lituania, Andorra dhe San Marino nuk kanë arritur të shënojnë kundër Shqipërisë, derisa kombëtarja ka shënuar nëntë gola.