Shqipëria “ngrin” marrëdhëniet me Serbinë, Rama tregon arsyen e rëndësishme

Kryeministri Edi Rama ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat teksa ka komentuar marrëdhëniet dhe tensionet që janë duke ndodhur në veri të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij Rama ka kometnuar pengmarrjen e 3 policëve kosovarë ndërkohë që i ka dhënë ultimatum Serbisë për lirimin e tyre.

Ndërkohë që gjatë fjalës së tij Rama ka treguar se momentalisht marrëdhëniet me Serbinë dhe bisedimet e shtetit shqiptar me të janë vetëm për lirimin e këtyre policëve ndërkohë që këtë gjë e ka konsideruar si një lajthitje shtetërore nga ana e Serbisë.

Ndër të tjera në fjalën e tij Rama është shprehur se të njëjtin reagim do të kishte edhe sikur këta 3 policë të ishin serbë.

Marrëdhëniet tona me Serbinë janë vetëm për lirimin e 3 policiëve dhe asgjë tjetër. Dhe kjo nuk është një ultimatum.