Sulmohet me vezë kryeministri i Australisë

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison është sulmuar sot me vezë gjatë një takimi me delegatë në Albury.

Autorja e sulmit mësohet të jetë një 24-vjeçare, e cila ishte e pranishme në takim dhe mbante me vete një kuti me vezë.

Protestuesja menjëherë pas ngjarjes u arrestua nga rojet e sigurisë. Policia më vonë konfirmoi më vonë se protestuesja është arrestuar për posedim kanabisi, ndërsa policia i gjeti drogë.

“Shqetësimi im rreth incidentit në Albury ishte rreth zonjës që u godit në këmbë”-u shpreh kryeministri përmes një postimi në “Twitter”.

Protestuesja nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pak pasi u nxorr jashtë nga ndërtesa.