Shqipëria U21 triumfoi ndaj Kosovës U21 (Video)

Shqipëria U21 ka fituar përballë Kosovës U21 në ‘Elbasan Arena’ me rezultat 2 – 1, shkruan Fokusi.info.

Kuqezinjtë kanë arritur të zhbllokojnë rezultatin në minutën e 76-të përmes Shaqir Tafës për 1 – 0.

Shqipëria e dyfishoi epërsinë në minutën e 81-të me golin e Arbnor Muçollit për 2 – 0.

Kosova e ngushtoi epërsinë në minutën e 90-të me golin e Blend Baftiut për rezultatin 2-1.

Me këtë fitore, Kosova gjendet në vendin e tretë me 6 pikë, kurse Shqipëria gjendet në vendin e katërt me 5 pikë.

Ndërkaq, në vendin e parë dhe të dytë gjenden Austria dhe Anglia që kanë nga 9 pikë.