Shqiptarë dhe serbë protestojnë kundër degradimit të Lepencit

Në Shtërpcë sërish është protestuar kundër degradimit të lumit Lepenc.

Policia njofton se në këtë protestë ishin rreth 15 qytetarë të nacionalitet shqiptar dhe serb, njofton Klan Kosova.

Protesta filloi në fshatin Biti e Poshtme, ndërsa në orën 10:40 ka përfunduar dhe nuk ka pasur asnjë incident.