Pritej te ishte një mbrëmje argëtimi dhe feste, por u shndërrua në një arene perleshjeje, me njerez te demtuar. Rreth orës 2 të nates, se paku 10 persona u perfshine ne nje sherr qe degjeneroi ne dhune dhe gjak.
20191226_105540
Ngjarja ndodhi ne diskotekën La Grotta di Artegna në provincën e Udine, ku pjese e sherrit ishin edhe te rinj shqiptare.
Sipas mediave italiane, nga fjalet sherri degjeneroi ne ofendime te renda e me pas dhune, shishe kokes dhe sende te tjera te forta. Nje shqiptar, 24 vejcar me banim në Friuli, u godit në kokë me një shishe qelqi dhe u transportua në spitalin e zones, me demtime te renda, carje te thella ne koke.
Nderkohe, tre persona, një punëtor shqiptar që banon në Tavagnacco, një punonjës 20-vjeçar nigerian dhe një picajol 26-vjeçar gjithashtu me kombësi shqiptare, u arrestuan nga policia.
Para arrestimit, të rinjtë u mjekuan në spital nga personeli shëndetësor për shkak të dëmtimeve të shumta dhe plageve qe kishin marre.
Policia nderhyri ne vend per te parandaluar pershkallezimin e metejshem te situates, nderkohe qe me pare personeli i sigurise kishte tentuar te ndante personat e perfshire ne sherrin masiv.