Shqiptari zgjedhet deputet në Kuvendin e Cyrihut

Përparim Avdili nga Llojani i komunës së Likovës sot është zgjedhur deputet në kuvendin e Cyrihut.

Ai përmes një postimi në facebook ka falenderuar të gjithë nga zemra që e kanë mbështetur dhe i kanë dhënë përkrahje.

“Miq e dashamirë, ju falenderoj nga zemra, mund të ju konfirmoj se jam zgjedhur deputet i kuvendit të Zurichut, për momentin nuk mund t’i përgjigjem cdokujt, ndjesë. I juaji Përparimi”