Zvicra kërkon 10 mijë mësues

Është fundi i semestrit të dytë shkollor në shumë vende, por disa shkolla në Zvicër tashmë janë në dilemë se si do t`ia dalin të punësojnë një staf të mjaftueshëm për fillimin e vitit të ardhshëm shkollor.

Mungesa e mësimdhënësve është ngritur si çështje në shumë institucione që janë përgjegjëse për çështjet arsimore në Zvicër.

Shkollat tashmë kanë filluar që çështjen e stafit ta rregullojnë para se të fillojë viti i ri shkollor.

Në fillim të këtij muaji, kantoni në Bernë ka reklamuar pothuajse 80 postime të shkollave të saj shtetërore, kurse ai në Cyrih rreth 270.

Sipas një studimi që u bë këto kohë, rezultoi se mesatarisht rreth 39% e drejtuesve të shkollave fillore kishin vështirësi për të mbushur vendet e punës në shkollat e tyre.

Në disa vende, shkollat raportohet se kanë përdorur lidhjet e jashtme, duke marrë kështu trajner të sportit për mësime sportive.

Është 10 mijë numri i mësuesve që nevojiten për të mbyllur hendekun, sipas profesorit të ekonomisë në Universitetin e Bernit, transmeton albinfo.ch.

Sipas SRF, çdo vit diplomohen 5,000 mësues të trajnuar, duke lënë një mungesë vjetore prej 5,000 mësimdhënësish.

Prej tyre, 1/5 e lënë mësimin brenda pesë vjetësh ose shumë prej tyre përfundimisht punojnë me kohë të pjesshme për arsye familjare.