Vendimi i Gjykatës Supreme ia siguron Duda Baljes sërish ulësen në Kuvend

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e subjektit politik Ujedinjena Zajednica-Adrijana Hodzic dhe ankesën e subjektit politik Social Demokratska-UNIJA SDU, të paraqitura kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Anr.656/2021, të datës 07.03.20212.

Adrijana Hodzic, udhëheqësja e subjektit politik boshnjak “Komuniteti i Bashkuar”, i është drejtuar Gjykatës Supreme për të kundërshtuar një vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që ia anuloi mbi 4.200 vota, që i kishte siguruar në komunat e banuara me shumicë serbe.

Në njoftimin për media thuhet se me aktgjykimin AA.nr.29/2021 është vendosur që kjo ankesë të refuzohet si e pabazuar.

Kësisoj Adrijana Hodzic do të mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës,

Në vend të Adrijana Hodzic, ulësen do ta fitojë Socialdemokratska Unija, me kandidaten Duda Balje, si më e votuara në radhët e këtij subjekti.