Shqiptarja që synon postin e deputetes në Belgjikë (foto)

Alketa Selimaj është një tjetër shqiptare që karrierën e vet politike e ka ndërtuar jashtë vendit.

Mundësitë që një shqiptare të jetë deputete në Parlamentin e Mbretërisë Belgjikës janë të mëdha. Alketa Selimaj, themeluese e shoqatës së parë për femrat shqiptare në Bruksel, është në garë si kandidate për Parlamentin e Belgjikës.

Alketa Selimaj nga Vlora, ka studiuar Drejtësi dhe e Drejtë Europiane. Ajo është kandidate për deputete federale në partinë belge CDH me numërin 5 dhe garon në zgjedhjet që do të zhvillohen më 26 maj në Belgjikë.

Alketa njihet nga shqiptaret në Belgjike për angazhimet e saj si aktiviste në disa shqoqata.