Ndodh në Kaliforni: Ndalet rryma dhe njeriu mbetet pa oksigjen e vdes

Një burrë që përdorte një makinë oksigjeni për të marrë frymë, vdiq 12 minuta pas ndërprejes së energjisë në shtëpinë e tij në Kaliforninë Veriore.

Vajza e 67 vjeçarit, Robert Mardis, tha se ndërprerja e energjisë ishte arsyeja që babai i saj vdiq.

“Nuk mund ta besoj si u ndërpre energjia elektrike, nuk kishte farë frymë”, shtoi vajza, percjell Fokusi.info.

Por, zyrtarët e qarkut thanë se gjendja mjekësore e Mardis ishte shkaku i vetëm i vdekjes.

Miliona njerëz humbën energjinë elektrike në Kaliforninë Veriore këtë javë pasi PG&E mbyllën linjat e transmetimit për të parandaluar zjarret shkatërruese gjatë motit të thatë dhe me erë. Rreth 200,000 familje mbeten në errësirë.