Haradinaj: Rezultati në zgjedhje i kënaqshëm, kemi rritje të votës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se është i kënaqur me rezultatin e partisë së tij në zgjedhjet lokale.

Ai u shpreh se në krahasim me zgjedhjet e shkurtit, kanë rritje të votës.

“Në komunat ku ka qeverisur AAK, kemi fitu me diferencë të madhe nga i dyti. Në atje ku jemi në balotazh, për koalicione vendosin kryetarët e degëve, ne i përkrahim.

Në Suharekë dhe Deçan kemi fitu, në 5 komuna jemi në balotazh. Në krahasim me zgjedhjet e shkurtit kemi rritje të votës. Jemi shtu nga rezultati i atëhershëm. 5.12% rritje. Rezultat i kënaqshëm i Aleancës. Kemi rikthim në bazën elektorale“, tha ai në Dukagjin.