SHSKUK deklarohet për vrasjen e gruas në oborrin e Gjinekologjisë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka reaguar pas raportimeve se një vrasje ka ndodhur në oborrin e QKUK-së, shkruan Fokusi.info.

Përmes një njoftimi në Facebook, ShSKUK’ja, konfirmon se sonte rreth orës 18:00, në oborrin e QKUK-së ka ndodhur një vdekje.

Njoftimi:

Qendra Klinike Universitare e Kosovês konfirmon se sonte rreth orës 18:00, në oborrin e QKUK-së ka ndodhur një vdekje.

Organet policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe dyshimet e para nga Policia janë se bëhet fjalë për vrasje

Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim të sqarimit të plotë të ngjarjes.

Detajet e tjera do të jepen nga organet kompetente që janë duke kryer hetimet./Fokusi.info/