Shtatë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.

Shumica e këtyre raste kanë të bëjnë me dhunë ndaj grave.

Më poshtë gjeni raste e dhunës në familje të raportuara gjatë 24 orëve të fundit:

Lipjan 04.02.2022 – 13:00. Është shoqëruar në stacioni policor i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 04.02.2022-16:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me grusht bashkëshorten e tij kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 04.02.2022-21:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte me bashkëshorten e tij, e kishte sulmuar fizikisht atë. Viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor është dërguar në strehimore.

Prizren 04.02.2022-21:45 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pasur me viktimën femër kosovare (bashkëshorten e tij) e kishte kanosur si dhe sulmuar fizikisht atë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

Malishevë 04.02.2022-23:35 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër shtetase e Shqipërisë. Viktimës i është ofruar tretmëni mjekësor, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Vushtrri 04.02.2022 – 08:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Viti 04.02.2022 – 10:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka sulmuar fizikisht kunatin e tij viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, pasi intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.