Shtatë të arrestuar për 83 kilogramët e drogës, dy të tjerë në kërkim

Shtatë persona janë arrestuar për rastin e 83 kilogramëve të drogës që janë gjetur sot në reflektor, në pikën kufitare në Han të Elezit, po ashtu edhe dy persona të tjerë janë në kërkim.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, në një konferencë për media ka theksuar se këta persona janë ndaluar për 48 orë, si dhe akuzohen për veprën penale blerja, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve.

“Pasi është kapur droga, policia ka vazhduar me kontroll në pesë lokacione Prishtinë dhe Pejë”, ka thënë Jashari, njofton Klankosova.tv.