Çitaku: Pa një zor të madh kupola e shtetit s’do ta mbronte Martin Berishajn

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar sërish sa i përket raportimeve për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Çitaku, e cila në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën, kërkoi hetimin dhe shkarkimin e ambasadorit Berishaj, pas fakteve të reja, që sipas saj, e dëshmojnë përfshirjen e tij në skandalin energjetik, të premten ka thënë se pa një zor Qeveria nuk e mban ende Berishajn në pozitën e ambasadorit.

“Po e përsëris, pa një zor të madh nuk ngrihet krejt kupola e shtetit me i dalë në mbrojtje Martin Berishajt. Jam e bindur se të shërbyerit si ambasador, është tema e fundit për të cilën preokupohet Martin Berishaj, e për të cilën mendon Albin Kurtit”, ka shkruar Çitaku në Facebook.