Shtatë të vdekur dhe 617 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3,507 testime, nga të cilat 617 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Në 24 orët e fundit shtatë qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 teksa nga virusi janë shëruar 869 pacientë.

8,396 pacientë janë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë teksa aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 178 pacientë, nga të cilët 34 janë në gjendje më të rënduar./TVKLAN