Shtetasi i Shqipërisë kapet në Aeroportin e Prishtinës pas urdhërarrestit ndërkombëtar

Mbrëmë rreth orës 23:00, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, është arrestuar personi M.M, mashkull, 59 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili ishte në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar.

Derisa personi në fjalë është dërguar në qendrën e mbajtjes, zyrtarët policorë të stacionit të Lipjanit, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me Njësitin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe institucionet përkatëse, lidhur me procedimin e mëtejmë të tij, bëjnë të ditur autoritetet kosovare, transmeton Fokusi.info