Shtetasi maqedonas me urdhërarrest ndërkombëtar arrestohet në Hani i Elezit

Në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar, lëshuar nga shteti i Zvicrës, dje është ndaluar një person në pikën kufitare të Hanit të Elezit.

I dyshuari është shqiptar nga Maqedonia e Veriut, njofton Klan Kosova.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.