Shteti që po refuzon vaksinën anti-COVID

Për muaj me radhë qeveria e Tanzanisë ka insistuar se vendi është i lirë nga COVID-19, kështu që nuk ka plane për vaksinimin.

Edhe pse pati shumë dyshime për qindra vdekje që erdhën si pasojë e COVID-19, në shtetin e Afrikës Lindore ka pak testime dhe nuk ka plane për një program vaksinimi, shkruan BBC.

Është gati e pamundur të vlerësohet shkalla e vërtetë e virusit dhe vetëm një numër i vogël i njerëzve lejohen zyrtarisht të flasin për këtë çështje.

Deklaratat e fundit publike kanë lënë të kuptohet për një realitet tjetër në një kohë kur disa qytetarë po qajnë në heshtje vdekjen e anëtarëve të familjes që dyshohet se kanë pasur virusin.

Disa familje në Tanzani kanë pasur përvoja të ngjashme, por kanë zgjedhur të mos flasin, duke pasur frikë nga ndëshkimi nga qeveria.

Qeveria britanike ka ndaluar të gjithë udhëtarët që vijnë nga Tanzania, ndërsa SHBA-të kanë paralajmëruar qytetarët të mos shkojnë atje për shkak të virusit COVID-19.