Ajaxi fiton superkupën e Holandës (Video)

Ajaxi ka arritur sonte të fitojë superkupën e Holandës, duke e mposhtur PSV-në me rezultat 2 – 0.

Gjithçka filloi mirë për gjysmëfinalistin e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar ku ata kaluan në epërsi që në sekondat e parë të ndeshjes.

Ishte një kundërsulm klasik i Ajaxit, ku shënoi Dolberg pas një asisti që mori nga Donny van de Beek.

PSV edhe pse tentoi që të shënoi dhe të barazon rezultatin, nuk e arriti këtë pasi që kampioni në fuqi arriti të mbrohet mirë.

Në pjesën e dytë, Daley Blind në minutën e 53-të shënoi një super gol për ta dyfishuar rezultatin 2 – 0, i cili ishte edhe rezultati përfundimtar.

https://streamable.com/pwa2d