Pas vrasjes së Ademajt dhe Kadriajt, PDK pezullon të gjitha aktivitet politike për sot

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Pejës, ku pa shenja jete mbetën dy pjesëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Pas kësaj nga Partia Demokratike e Kosovës kanë deklaruar se ndarja e papritur dhe tragjike nga jeta e Astrit Ademajt dhe Blerand Kadriajt kanë tronditur rënë të gjithë.

Në shenjë nderimi dhe respekti për ta, PDK ka marrë vendim që sot të pezullojë të gjitha aktivitetet e saj politike anembanë vendit, transmeton lajmi.net.

Duhet përkujtuar që Astrit Ademaj ishte kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Pejës, kurse Blerand Kadriaj ishte kandidati i kësaj partie për kryetar të Deçanit në vitin 2017.