Shtyhet mbledhja e KQZ-së

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e paraparë të mbahet në orën 11:00 është shtyrë për pasdite.

Në rend dite ishte kufizimi i shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që do të marrin pjesë në zgjedhje.

Po ashtu, në këtë mbledhje mund të shtohet edhe ndonjë pikë tjetër./KosovaPress/