Shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, s’dihen arsyet

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot në orën 11:00, është shtyrë për një ditë tjetër.

Kështu ka bërë të ditur Zyra për Media e Kuvendit të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Kryesia e Kuvendit nuk ka arritur të mblidhet tash e disa kohë si pasojë e mungesave të anëtarëve të Kryesisë.

Ende nuk dihet se cila ka qenë arsyeja për shtyrjen e sotme.