Shtyhet një tjetër ndeshje e Izraelit, ja kur pritet të luajnë me Kosovën

Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit e planifikuar më 15 tetor në Prishtinë në kuadër të Grupit I kualifikues për “Euro 2024” do të shtyhet për shkak të luftës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë federata e Kosovës.

Federata izraelite ka anuluar rezervimit e hotelit në Prishtinë, ku do të akomodohej para ndeshjes me Kosovën. Tashmë ndeshja pritet të jetë në muajin dhjetor.

https://twitter.com/FootballKosovo/status/1711306714153123902?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1711306714153123902%7Ctwgr%5E6e40527d69b75dd0ec15226ddde1b6b7494efceb%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fsport%2Fshtyhet-nje-tjeter-ndeshje-e-izraelit-ja-kur-pritet-te-luajne-me-kosoven%2F

UEFA ka shtyrë edhe ndeshjen e Izraelit që do ta luante ndaj Zvicrës më 12 tetor në Tel Aviv.