Shtyhet për të mërkurën votimi i mocionit kundër shtrenjtimit të rrymës

Pas disa orëve debat, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratojë mocionin e partive opozitare kundër shtrenjtimit të rrymës.

Kjo për faktin se nuk pati kuorum, meqë në sallë ishin të pranishëm vetëm 45 deputetë.

Mocioni u la të votohet të mërkuren, kur është planifikuar seanca e radhës.