Shtyllat që mbahen vetëm nga telat e rrymës elektrike (video)

Vjetërsia e rrjetit elektrik në Kosovë po shkakton telashe jo vetëm për KEDS-in por po rrezikon edhe jetën e banorëve nëpër shumë vende në Kosovë.

Në një video që kanë shpërndarë banorët e fshatit Llapushnik, shihen dy shtylla elektrike, të cilët janë gati të bien në tokë, por vetëm teleat e rrymës po i mbajnë pa rënë në tokë.

Banorët i kanë bërë thirrje kompanisë që sa më parë të bëj ndrrimin e shtyllave, ngase rrëzimi i tyre mund të jetë fatal për banorët që shfrytëzojnë këtë rrugë si dhe për nxënësit që shkojnë në shkollë. /Drenicapress