MAPL anulon vendimet e mbledhjes së qershorit nga Kuvendi Komunal i Prishtinës

Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal ka anuluar vendimet që ka marrë Kuvendi Komunal i Prishtinës në mbledhjen e mbajtur më 27 qershor.

Sipas vendimit të MAPL-së të cilin e ka publikuar shefi i asamblistëve të VV-së, vendimet e kësaj seance e cila kishte vazhduar pas mbylljes së saj nga kryesuesi i Kuvendit nuk janë të vlefshme

“Mbledhja e V-të e kryeqytetit ka përfunduar në atë moment kur Kryesuesi i Kuvendit e ka shpallur të mbyllur mbledhjen për shkak të rrethanave të krijuara në pamundësi për të vazhduar, andaj vazhdimi i mbledhjes dhe vendimet e miratuara në atë mbledhje nuk krijojnë asnjë efekt juridik”, thuhet në vendim.

Svçela ka thënë se “Aksionarët e ndërmarrjeve publike komunale mbetën ata që kanë qenë, të opozitës; Kryesuesi mbetët ai që ka qenë nga fillimi i mandatit; Të gjitha vendimet tjera që janë marrë në atë “seancë” janë të pavlefshme. Është momenti i fundit të publikohen vendimet e seancës së jashtëzakonshme të datës 8 qershor. Mjaft e shkelët ligjin”.