Si do t’i pimë makiatot pas pandemisë, tregon mikrobiologu

Mikrobiologu Lul Raka, thotë se do të duhet të mësohemi me distancën fizike sepse është një veprim që do të na përcjell gjatë.

“Makiato do të pimë nga dy metra larg njëri-tjetrit. Në familje nuk mban distancë me gruan, djalin e çikën, por nëse shkon në restorant, nuk ke nevojë me familje me mbajtë distancë. Nëse lakorja ka përmirësim drastik, mund të shikohet pas 1 muaji, dy muaji, tre muaji, mirëpo sa i përket dasmave, duhet të kemi kujdes dhe të respektohen vendimet sepse ma me rëndësi është shëndeti sesa gëzimi”, ka thënë Raka.