Si në filmat aksion! Po lëvizte me makinë luksoze, ekzekutohet shqiptari në Gjermani

Qyteti gjerman i Hanoverit u trondit nga një ngjarje e rëndë.

Një shtetas nga Kosova, i moshës rreth 30 vjeç, i cili drejtonte një mjet tip “Porsche” është qëlluar për vdekje nga drejtuesi i një mjeti luksoz “Mercedes”, me të cilin pati një sherr verbal në semafor.

Gazeta Bild dhe RTL thonë se ngjarjen e ka konfirmuar dhe vetë policia gjermane.

Një numër i madh forcash të rendit janë angazhuar për gjetjen e të dyshuarit, i cili është larguar nga vendngjarja. Sipas zëdhënësit të policisë, Micahel Bertram, nuk përjashtohet mundësia që të ketë pasur një zënkë të mëhershme mes drejtuesve të dy automjeteve.

Pas të shtënave, makina Porsche është përplasur dhe drejtuesi me iniciale A.N, ka ndërruar jetë pavarësisht ndihmës së parë. Dyshohet se në këtë incident mund të jenë përfshirë më shumë se dy persona.

Sipas dëshmitarëve drejtuesi i Mercedes Benz është larguar në këmbë pas të shtënave, dhe ka arritur t`i shpëtojë forcave të policisë. Disa persona që u ndodhën aty në ato momente, po merren në pyetje.