Si në fushën e futbollit, edhe në politikë, janë krijuar shumë gropa!

Veprimtari i çështjes kombëtare, Haki Morina ka shfaqur brengën e tij, për mosmirëmbajtjen e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, përcjell fokusi.info

“E shikoja stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, ku u shpenzuan milionat, për tu modernizuar dhe për tu lejuar ndeshjet ndërkombëtare. Dhe çfar të shihja?!
Për një kohë të shkurtër u krijuan gropat para portave të fushës se lojës. Dhe jo vetëm kaq, por edhe pjesë të fushës ku kishte humbur gjelbërimi. Dhe kështu, pak nga pak, shtohen gropat dhe askush nuk ndërhynë, derisa një ditë të vjen Komisioni i UEFA-s, dhe t’i ndaloj ndeshjet ndërkombëtare”, shkruan Morina.

Ai tutje thotë se, si në fushën e futbollit, edhe në politkë, janë krijuar shumë gropa.

“Kështu si në fushën e futbollit, edhe në politkë, janë krijuar shumë gropa. Janë krijuar shumë gropa, sepse ska pasë kush ti ndaloj gropëhapësit e atdheut.
Dhe vetëm një dorë e fortë, një dorë idealiste, e pakompromis kundër padrejtësisë, mund ta shpëtoj vendin tonë nga mjerimi”, ka thënë Morina në rrjetin e tij social Facebook./Fokusi.info/