Si nisi përleshja mes grupit të narkotrafikantit Kanadë-Nju Jork dhe grupit të Andi Pajazitit?

Ftesa për t’u afruar në tavolinë dhe sulmi me një shishe birre e nisi konfliktin që çoi deri në vrasje në lokalin “Bon Vivant” të Prishtinës.

Gazeta Insajderi mëson nga burime të mirëinformuara se Hysi Geci (pjesëtar i FSK’së) mbrëmë ishte nën shoqërinë e Dukagjin Nikollajt i njohur me nofken “Duka”. Së bashku me ta ishte edhe Kastriot Ramadani i cili më vonë do të vritej.Të njëjtit e kishin ftuar Andi Pajazitin i njohur me nofkën “Italiani” në tavolinën e tyre. Për shkak të një konlfikti të mëhershëm ata e sulmuan “Italianin” me një shishe të birrës. Pas kësaj grupet nxorën armët dhe gjuajtën në drejtim të njëri-tjetrit.

Nga kjo ngjarje mbetën të plagosur katër persona. 39 vjeçari Kastriot Ramadani nuk iu shpëtoi plagëve të marra dhe humbi jetën në QKUK.Të lënduar nga përleshja mbetën 17 persona. Tre djemë dhe 14 vajza.Hysi Geci, Gëzim Zakuti dhe Andi Pajaziti ndodhën në ndalim policor ndërkohë janë duke u trajtuar në QKUK.

Ndërsa Dukagjin Nikollaj ka arritur të ikë nga policia dhe aktualisht ndodhet në arrati. Nikollaj është një ndër personat më të kërkuar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai dyshohet për trafik droge Kanada-Nju Jork.

Emër i njohur për organet e drejtësisë është edhe ai i Andi Pajazitit. Ai ishte përfshirë edhe në disa konflikte të mëhershme nëpër kafenetë e Prishtinës për motive të ulëta.