Vuçiqi urdhëron ushtrinë e Serbisë të jetë në gjendje gatishmërie për luftë pas ndërhyrjes policore në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka urdhëruar vënien e të gjitha njësiteve të ushtrisë së Serbisë në gjendje të plotë lufte, ka njoftuar televizioni publik serb.

Ky urdhër vjen pas ndërhyrjes së forcave policore në veri të vendit, ku raportohet për disa të arrestuar dhe, burime të Grupit Koha bëjnë me dije se një polic është plagosur, transmeton Koha.net.

Sipas mediumit serb, edhe njësitet speciale të MPB-së serbe janë në gjendje gatishmërie.