Kurti do të takohet me këshilltarët e Merkel dhe Macron

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet me një delegacion franko-gjerman, i përbërë nga këshilltarët kryesorë kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit francez Emmanuel Macron, Jan Hecker dhe Emmanuel Bonne.

Takimi do të mbahet në ora 09:00, në ndërtesën e Qeverisë. Pos kësaj, nesër në orën 13:00 do të mbahet edhe mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe, Kurti ka kërkuar që BE’ja të mos përjashtohet nga dialogu Kosovë-Serbi. Ai këtë e kishte thënë edhe në foltoren e Kuvendit.

“BE dhe SHBA janë bashkë. Ata mund të kenë dallime, por dallime ka edhe brenda partive e lërë më tek ata që i ndanë një oqean”, kishte thënë ai.