Sikurse ai në Obiliq edhe i infektuari me koronavirus nga Gjilani, punonjës në spital privat në Prishtinë

Përveç atij të Obiliqit edhe i infektuari i sotëm nga Gjilani është punonjës në një spital privat në Prishtinë, transmeton Gazeta Metro.

Këtë e ka bërë të ditur i pari i Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një postimi në Facebook, ku tutje ka shtuar se rasti është i izoluar dhe Qendra Rajonale e Shëndetit Publik dhe emergjencat civile e kanë nën mbikqyrje.

“#Dita58. IKSHP na njoftoi për një rast të ri me #Covid19 në Gjilan. Bëhet fjalë për një punonjëse në një spital privat në Prishtinë. Rasti është i izoluar dhe Qendra Rajonale e Shëndetit Publik dhe emergjencat civile e kanë nën mbikëqyrje.

Nga 52 rastet, dy persona kanë vdekur, tre janë në vetizolim dhe të tjerët janë shëruar plotësisht. Ju lutem shumë, respektoni orarin e daljes dy herë në ditë, por dil vetëm kur është shumë e domosdoshme, me masa mbrojtëse!”, ka shkruar Haziri.

Kujtojmë se ndër 8 rastet e reja të sotme, një nga ta është nga Obiliqi i cili poashtu është punonjës shëndetësorë në Prishtinë.