Çka po ndodh tani: AAK mbledhje urgjente të Këshillit Drejtues, Kryesisë dhe kryetarëve të degëve

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur një mbledhje të befasishme të Këshillit Drejtues, kryesisë dhe kryetarëve të degëve

Mbledhja do të mbahet në ora 16:00 në selinë qendrore të AAK-së në Prishtinë.

Arsyeja e thërritjes së kësaj mbledhje ende nuk dihet.

Pas dorëheqjes së kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, AAK ka dal pro zgjedhjeve të jashtëzakonshme për këtë vit.

Ata janë shprehur të gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme.