Simmons ankohet se Kurti akoma nuk i është përgjigjur kërkesës për të raportuar në Kuvend

Ish-kryetari i gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons është ankuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti akoma nuk i ka kthyer asnjë përgjigje pas letrës që ia ka drejtuar.

Simmons përmes letrës javë më parë që ia ka drejtuar kryeministrit Kurti, ka kërkuar që të raportojë në Kuvend, për siç ka thënë, parregullsitë të shumta dhe skandale brenda misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX.

“Kurti e ka pranuar letrën dhe deklaratën time para disa javësh. Ka pasur shumë komente nga mediat në Kosovë, por asnjë fjalë nga Kurti. Koha do ta tregojë”, ka shkruar Simmons në Twitter.

Ditë më parë, Simmons deklaroi se EULEX-i ka dorëzuar dorëzuar Serbisë dosje që kanë lidhje me krimet e luftës në Kosovë.

“Për të qenë të qartë: EULEX-i i dorëzoi dosjet e krimeve të luftës Serbisë. Këto përfshinin skedarë që EULEX-i i kishte marrë nga UNMIK-u. Unë nuk mendoj se autoritetet e Kosovës e dinin se EULEX-i i kishte dhënë këto dosje Serbisë”, ka shkruar ai./Fokusi.info/