Vizita e Bashës në Kosovë, takim me liderët politikë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të zhvillojë në fillim të kësaj jave një vizitë dy ditore në Kosovë ku do të takohet me liderët politikë atje. Takimin e parë kryedemokrati do ta zhvillojë me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, transmeton EN.

Më pas ai do të takohet me presidentin Hashim Thaçi dhe kryetaren e kuvendit Vjosa Osmani.

Në agjendë janë të parashikuara takime edhe me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kryetarin e AAK Ramush Haradinaj, apo drejtues të partive të tjera politike.

Kjo vizitë e Bashës në Kosovë vjen në një kohë kur tensionet politike në Tiranë po shtohen.

Kryeministri Rama e ftoi atë të merrte pjesë në mbledhjen e Këshillit Politik ditën e hënë, por mesa duket Basha do të vijojë me agjendën e tij, duke e shpërfillur ftesën e kryeministrit për t’u ulur në një tryezë së bashku për ndryshimet kushtetuese.