Simmons del para deputetëve, nis deklarimin për skandalet e EULEX-it

Deputetët anëtarë të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit janë mbledhur sot në Kuvendin e Kosovës.

Të njëjtit janë mbledhur për të dëgjuar raportimin e ish-kryetarit të Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it në Kosovë, Malcom Simmons.

Simmons përmes një video-lidhje do të raportoj për skandalet e EULEX-it në Kosovës, përfshirë ndërhyrjet politike, manipulimin e provave dhe ndikimet tek dëshmitarët.

Tashmë Simmons është paraqitur në lidhjen Zoom, ndërsa pritet edhe të nis deklarimi i tij lidhur me ngjarjet që ndodhën më parë në kuadër të EULEX-it.