Sindikata e Punëtorëve të RTK-së mbajti Kuvendin Zgjedhor, Gëzim Bimbashi rizgjedhet kryetar

0
183

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka mbajtur sot kuvendin e gjashtë zgjedhor, ku prezent ishin shumica e anëtarëve të Kuvendit të SPERTK-së.

Fillimisht Kuvendi i anëtarëve ka harmonizuar dhe ndryshuar 6 pika 6.5. dhe nenin 7 pika 7.3 të cilat kanë të bëjnë me mandatin e anëtarëve të kryesisë dhe mandatin e kryetarit, duke i harmonizuar me statutin e BSPK-së, pasi SPERTK është anëtare e BSPK-së. Këto ndryshime u përkrahën dhe u votuan në mënyrë unanime nga Kuvendi.

Pas ndryshimeve statutare është zhvilluar votimi për kryetar të kuvendit, anëtarë të kryesisë dhe kryetar të SPERTK-së. Me shumicë votash është rizgjedhur edhe për një mandat katër vjeçare gazetari Gëzim Bimbashi.

Këta janë emrat të cilët janë zgjedhur për të udhëhequr SPERTK-në për katër vitet e ardhshme.

Gëzim Bimbashi-Kryetar i SPERTK-së

Blerim Ruhani-Anëtar

Branko Staletovic-Anëtar

Fitim Selmani-Anëtar

Slavisha Jovanovic-Anëtar

Elez Hajzeri-Anëtar

Daut Qulangjiu-Anëtar

Fejsal Shasivari-Anëtar

Shpetim Berisha-Anëtar

Rabit Osmani-Anëtar

Besart Krasniqi-Anëtar

Arlinda Sejda-Kryetare e Kuvendit të anëtareve

Në njoftim, po ashtu thuhet se Sindikata ditët në vazhdim do t’i rrisë angazhimet për sigurim shëndetësor, për ligjin e ri të RTK-së dhe për kushte më të mira në punë.

“Për këto do të ndërmarrim veprime të shpejta dhe ligjore”, thuhet në fund të njoftimit nga Kryesia e SPERTK.