Sipas Vuçiqit, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon më 10 dhjetor – temë e diskutimit do të jenë çështja e financave dhe pronave

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se kancelarja gjermane Angela Merkel, nuk e ka ndryshuar qëndrimin sa i përket pavarësisë së Kosovës.

Ai njoftoi se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë më 10 dhjetor, ku temë do të jenë pronat dhe financat, raporton b92.

Kur u pyet se çfarë do të ndodhë me marrëveshjet e Uashingtonit pas largimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Vuçiq tha se ne respektojmë nënshkrimin dhe fjalën tonë, transmeton Telegrafi.

“Ato nuk ishin ditë të lehta për ne, por ne e respektojmë nënshkrimin dhe fjalën tonë. Nesër do të flas me Robert O’Brien. Besoj se do ta shoh Bidenin në gjysmën e parë të vitit në një takim dypalësh. Kam marrëdhënie të mira personale me të. Do të kishte qenë më e lehtë nëse administrata e vjetër do të kishte mbetur”, tha ai.

Merkel mësohet t’i ketë thënë të parit të shtetit serb se dialogu mes dyja vendeve nuk ka alternativë.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia kanë ndërprerë dialogun duke u arsyetuar me pandeminë.