Përfaqësuesit e OVL UÇK-së paralajmërojnë protesta

Ekzekutivi kosovar ka nis një projektligj për shkëputjen e pagës minimale nga të gjithë kategoritë sociale. Këtë e ka paralajmëruar ministri i Financave, Hekuran Murati në emisionin “Këndi Debatit”.

Mirëpo, nëse ekzekutivi kosovar do të veprojë siç thotë ministri Murati, përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës do të organizojnë protesta.

Sipas Klinakut, ky propozim do të bënte shkelje të ligjit.

Pavarësisht që Qeveria e Kosovës ka propozuar që paga minimale të arrijë në vlerë prej 264 euro, e njëjta aktualisht është 170 euro.

Kronika e realizuar nga gazetarja Fetije Kamberi.