Sistemi “auto-pilot” u shpëton një familje arinjsh (video)

Sistemi ‘auto-pilot’ i Tesla-s ka shpëtuar një ari së bashku me të vegjlit e saj.

Pamjet janë incizuar nga një kamerë prej perspektivës së veturës, të cilat më pas janë publikuar në rrjetet sociale, transmeton lajmi.net.

Kafshët në fjalë ishin duke kaluar rrugën, gjersa makina ishte në lëvizje, e cila më pas frenoi sapo detektoi ato.

Ndiqeni videon për ta parë momentin ‘heroik’ të veturës.